Deputetja e PDK i përgjigjet Isa Mustafës - e quan atë dhe LDK-në frikacakë

Aktuale January 11, 2019 - 19:11
Lexo tjera detaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kreut të LDK-së Isa Mustafa për çështjen e dialogut.”, zgjedhjeve dhe të taksës.

Musliu ka shkruar në profilin e saj në Facebook se nga deklarimet e Isa Mustafës, shihet qartë që imazhi i krijuar me aq mund për LDK si parti „akademike“ dhe „institucionaliste“ nuk është gjë tjetër përveç se një retorikë e cila është e ngjyrosur me nostalgji komuniste.

Statusi i plotë i deputetes Ganimete Musliut: 

Tipik Isa, tipike LDK!

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa edhe njëherë e konfirmon se LDK eshte nje parti e cila pikë kyçe të programit të saj ka një retorikë boshe të shoqëruar nga frika për të vepruar. 

LEXO EDHE: Kjo është përgjigja e LVV-së për ftesën e Kadri Veselit

Isa Mustafa thotë se LDK do të angazhohet por përgjegjësia në asnjë menyrë mos ti bie atij !!! E po nuk ka edhe po ma ka endja edhe s‘po guxoj. 

Isa kërkon rrëzimin e Qeverisë sepse paska vënë taksë 100%  Serbisë dhe me këtë paska rrezikuar raportet me BE-në!!! Ky veprim mund të ketë tronditur vetem Mogerinin dhe Isa Mustafen perndryshe është nje veprim i duhur në kohën e duhur.

Nuk vazhdohet më me kërrusje kurrizi para një shteti shumë armiqësor dhe një zyrtareje të BE-së e cila nuk është e zonja të udhëheqë këtë dialog. 

Sa i përket shkresës nga Trump: Isa as zoti nuk të don po nuk e deshe vehtën. As USA nuk ka nevojë për aleatë që i merr secili nepër këmb dhe pa krenari kombëtare.

Tani shihet qartë që imazhi i krijuar me aq mund për LDK si parti „akademike“ dhe „institucionaliste“ nuk është gjë tjetër përveç se një retorikë e cila është e ngjyrosur me nostalgji komuniste.

Isa ti e din që PDK është e gatshme në çdo kohë të përballet me cdo parti në zgjedhje dhe ti sfidoi ato me lehtësi.

Ne fund: me vjen mire qe me shendet qenke mireë