Haxhiu kritikon policinë e prokurorinë

Aktuale January 11, 2019 - 17:46
Lajmet e fundit nga vendi

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar edhe njëherë lidhur me grafitet  “kërcënuese” të shfaqura këto ditë në Prishtinë, transmeton “Zëri.info”.

Ajo ka kritikuar policinë e prokurorinë për mos përgjigje ndaj këtyre veprimeve.

LEXO EDHE: VV: Pas Astritit, po kërcënohemi me vrasje të reja

“Kanë kaluar më shumë se 4 orë pas konferencës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga policia dhe prokuroria për grafitet kërcënuese të shfaqura këto ditë në Prishtinë dhe jo vetëm! Heshtja është e papranueshme. Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë!”, ka shkruar Haxhiu në një postim në “Facebook”.

Për të njëjtën gjë kjo parti sot ka mbajtur një konferencë për media e ku ka folur deputeti Liburn Aliu. Ai  në këtë konferencë ka thënë që pas vrasjes së aktivist Astrit Dehari kjo parti po ballafaqohet edhe me kërcënime tjera. /ZËRI