Veseli fton prapë LDK-në në dialog

Aktuale January 11, 2019 - 16:47
Lajmet e fundit nga vendi

Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka bërë prapë ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në takimin koordinues ku do të merret vendim për temat e dialogut, raporton “Zëri.info”.

Veseli përmes një dokumenti zyrtar ka njoftuar LDK-në që pjesë e këtij takimi do të jenë krerët institucional, Ekipi negociator dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita.

LEXO EDHE: Mustafa e quan veprim popullist, taksën 100 % të Qeverisë

Ky takim do të zhvillohet me 14 janar prej orës 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Sot kreu i LDK-së i bërë edhe njëherë thirrje qeverisë së Kosovës që ta marrë udhëheqjen e dialogut pasi që sipas tyre kjo detyrë i takon qeverisë. /ZËRI

Image