Haradinaj flet për grevën e punëtorëve të arsimit

Haradinaj flet për grevën e punëtorëve të arsimit

Aktuale janar 11, 2019 - 11:18
Lexo detajet!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth vendimit të SBASHK-ut për të hyrë në grevë nga data 14 janar.

Ai tha se qeveria është në diskutim të Projektligjit për paga dhe do të shohin mundësin e amandamentimit që lidhet me mësimdhënësit.

“Kam takuar sindikatën e mësimdhënësve, disa avansime kanë ndodhë, në të kaluarën është marrë pagë shtesë tani shtesa është për me u kthy në pagën bazë, jemi në diskutim për ligj do shohim mundësinë e amandamentimit në mundësinë që lidhet me mësimdhënësit”, tha Haradinaj.