Serwer: Marrëveshja sjellë njohje mes Kosovës dhe Serbisë

Serwer: Marrëveshja sjellë njohje mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale janar 09, 2019 - 21:18
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Analisti Daniel Serwer, vlerësoi se Shtëpia e Bardhë është duke dhënë vetëm një stimulim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kam parë ndonjë angazhim, do të ketë shpërblime dhe çmime nëse arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Serwer përmes Skype sonte në ‘Monitor’ të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas tij çmimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dhe pritja në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë jam optimist për një marrëveshje të mundshme, por unë ende nuk shohë ndonjë zgjidhje të qartë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, marrëveshje do të kishte njohje dhe shkëmbim të ambasadorësh, por për anëtarësimin në OKB, nuk e shoh tani për tani për shkak të Rusisë”, tha ai.

Sipas tij marrëveshja është se Serbia duhet ta heq Kosovën në rrugën e saj për BE.

“Nuk do të ketë humbës apo fitues, do të jetë fitimtare për të dy vendet. Zgjidhja do të jetë njohje e ndërsjellët dhe dërgimin e ambasadorëve, do të jetë shumë detale. Është vështirë të parashihen se çfarë detalesh do të jenë. Nuk do të jetë marrëveshje e thjeshtë. Pika përfundimtare është se duhet të zgjidhet çështja e njohjes së ndërsjellët ndërmjet dy shteteve”.