Analisti i njohur tregon se sa afër është të rrëzohet Qeveria!

Aktuale January 09, 2019 - 14:57
Lexo Detajet

Koalicioni qeverisës, duke u bazuar në numrin e deputetëve në Kuvend dhe veprimet e herë pas hershme kryesisht të Listës Serbe, nga shumëkush po konsiderohet labil dhe mundësitë që të prishet-të mëdha, shkruan zeri.info.

E analisti i njohur politk, Ramush Tahiri, në një deklaratë për “Zërin”, ka thënë se në këtë punë po ka vetëm fjalë e asnjë iniciativë konkrete, transmeton “Zeri.info”

“Nuk ka vullnet politik për zgjedhje, vetëm po deklarohen, por praktikisht nuk i duan ato. Së paku nuk shihet që vendi ka ndonjë disponim që para se të kryhet punë me Serbinë të shkojë në zgjedhje. Përveç deklaratave askush nuk ka nisur asnjë iniciativë”, deklaroi ai.

LEXO EDHE: Sondazhet, sinjal i zgjedhjeve

Tutje, për sondazhet që së fundmi po porositen nga partitë politike, Tahiri tha se partitë po i bëjnë për ta matur fuqinë dhe për të ndikuar në opinion.

“Mirëpo këto ndonjëherë bëhen për të ndikuar në opinion, domethënë i rrisin disa parametra për të ndikuar që qytetarët të shkojnë me fituesin ose me partinë që dihet se do të ketë më shumë vota, duke marrë parasysh që pushteti është i leverdishëm”, theksoi Tahiri.

LEXO EDHE: Në cilat rrethana mund të ketë këtë vit zgjedhje të reja, sipas PDK-së?