Në cilat rrethana mund të ketë këtë vit zgjedhje të reja, sipas PDK-së?

Aktuale January 09, 2019 - 12:46
Lexo Detajet

Koalicioni qeverisës, duke u bazuar në numrin e deputetëve në Kuvend dhe veprimet e herë pas hershme kryesisht të Listës Serbe, nga shumëkush po konsiderohet labil dhe mundësitë që të prishet-të mëdha, shkruan zeri.info.

Sipas PDK-së, zgjedhjet e reja varen prej rrethanave politike që do të ndodhin këtë vit, ndërsa koalicioni aktual është i qëndrueshëm.

“Se a do të ketë zgjedhje varet prej rrethanave politike që do të shtjellohen këtë vit dhe nuk besoj se mundet dikush t’i analizojë që nga tash. Momentalisht është një koalicion i qëndrueshëm dhe nuk ka ndonjë vakuum ku mund të flitet për zgjedhje në këtë kohë”, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Hajdar Beqa për gazetën “Zëri”.

Beqa tutje ka folur edhe për sondazhet e fundit, duke thënë se ato po i montojnë partitë dhe rezultatet nuk e frikësojnë PDK-në.

“Konsideroj që nëse do të shkonim në zgjedhje Partia Demokratike do të ketë një pozitë më serioze dhe do të ishim partia e parë. Jam shumë optimist se do të dalim partia e parë, ku PDK-ja do ta ketë kryeministrin dhe ai do të jetë Kadri Veseli”, ka thënë Beqa./ZERI/