Mbyllen shkollat në disa fshatra të Shqipërisë, shkak i ftohti

Aktuale January 07, 2019 - 15:54
Lexo detajet

Reshjet e borës prej disa ditësh dhe rënia e ndjeshme e temperaturave, ka shkaktuar një sërë problemesh si në lëvizjen e automjeteve, në furnizimin me energji elektrike të zonave malore në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se në Bashkinë Kukës ulja e temperaturave drastike deri në minus 9 gradë ka bërë që Drejtoria Arsimit të vendosë për reduktim të orëve të mësimit në qytetin e Kukësit, kurse në zonat e thella mësimi është pezulluar.

“Kjo ka bërë që në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj., të mos zhvillohet procesi mesimor”, – bën të ditur Skënder Ahmeti, Drejtor Rajonal i Arsimit, shrkuan faxweb.al

Sipas tij në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.