LDK: Nuk bëhemi servil i pushtetit

Aktuale January 07, 2019 - 13:32
Lexo detajet

Gjatë vitit që lamë pas Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përfundojë shumë seanca, disa prej të cilave madje patën nisur në muajin shtator, por që në mungesë kuorumi vazhdimisht ndërpriteshin. Kështu gjatë 2018-s janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë, shkruan gazeta "Zëri"

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, për “Zërin” ka thënë që gjatë vitit 2018 Kuvendi i Kosovës ka qenë në kolaps, me ç’rast ka theksuar se në asnjë formë opozita nuk do të bëhet servil i pushtetit.

LEXO EDHE: Kolapsi i Kuvendit

“Që nga pranvera e vitit të kaluar Kuvendi ka qenë në kolaps, sepse ky koalicion i brishtë, që u formua me deputetët e Listës serbe, me vjedhje të mandateve arritën t’i bëjnë 61 numra, të cilët edhe ashtu ishin të pakt për të funksionuar, por ne si opozitë me këtë brishtësi kemi kërkuar që ky Kuvend ta përfundojë mandatin, por të njëjtën kohë kemi kërkuar marrëveshje politike që të përfundojë ky mandat pa dashur ne që të bëjmë marrëveshje me Listën Serbe dhe të bëhemi pjesë e lojërave, siç u bë kryeministri Ramush Haradinaj”, ka thënë ai.

Si pasojë e gjendjes së krijuar Avdyli vlerëson se viti 2019 do të sjellë zgjedhje të reja.

“Unë besoj që gjatë vitit 2019 do të ndodhë një marrëveshje politike dhe do të shkojmë në caktimin e një date për zgjedhje dhe në mënyrë shumë unike dhe pa përçarje të shkojmë dhe të matemi te populli dhe nëse përsëri ata dalin të parët dhe e bëjnë shumicën, atëherë ne nuk kemi arsye për kundërshtim, por nëse shumica e qytetarëve vendos ndryshe edhe ata duhet ta respektojnë këtë gjë”, ka thënë ai. /ZËRI