Labi thërret protestë për vizat

Aktuale January 05, 2019 - 15:23
Pasi i dorëzoi pasaportat, Labinot Tahiri bën thirrje edhe për protestë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri një ditë pasi i dorëzoi pasaportat në shenjë revolte ndaj mosliberalizimit të vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë thirrje për protesta, transmeton “Zëri.info”.

Kjo protestë është organizuar nga studentët dhe do të mbahet me datën 10 janar nga ora 12:00.

LEXO EDHE: Labinot Tahiri dorëzon pasaportat me viza

Ky është njoftimi i plotë i deputetit:

Protesta!

A je Prind, a ke djal apo vajzë studentë?

A po presin akoma për viza, e ne fund edhe mund të i’u refuzohet?! Dil në protesta!

A je Student apo studente? A të janë ngushtuar rruget e jetës dhe plus edhe tani mos liberalizimi i vizave ku ty të duhet në shumë raste dalja e lirë sa herë që të duash?! Dil në protesta!

Dil dhe të dalim të gjithë me daten 10 janar 2019, Ora 12:00, Prishtinë!

Protesta e thirur nga Studentët të cilen e përkrahi çdo ditë!

Labi

Shperndajeni! /ZËRI