Hoxhaj i reagon ministrit sllovak për deklaratat për shkëmbimin e territorit

Aktuale January 04, 2019 - 20:37
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj iu drejtua Lajcakut duke thënë se opinioni i Sllovakisë për Kosovën dhe rajonin do të ishte shumë më kredibil nëse ky shtet do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur Kosovën sic bënë 23 shtetet tjera anëtare të BE-së.

LEXO EDHE: Lajçak: Sllovakia kundër idesë për shkëmbimin e territoreve

Në vend se të predikojë, Hoxhaj tha se Sllovakia duhet të bëhet shembull me veprimet e veta.

“Miku im i dashur Mirosllav Lajcak, imagjino sa më shumë kredibilitet do të kishte opinion i Sllovakisë për Kosovën dhe për rajonin nëse shteti juajdo ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës sic bënë edhe 23 shtete tjera anëtare të OKB-së”, ka shkruar Hoxhaj.