Shpëtoi jetë njerëzish nga zjarret, shqiptari merr nënshtetësinë greke

Aktuale January 02, 2019 - 15:29
Lexo tjera detaje
Shpesh në mediat greke, dhe jo vetëm, pasqyrohen raste shqiptarësh që janë trafikantë, e hajdutë.
Por nuk mungojnë rastet e tjera, më pak të pasqyruara në media, ku shqiptarët janë protagonist në vepra të mira.
 
Kështu, një shqiptar dhe dy egjiptianë që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, janë tashmë qytetarë grekë. Ata u kthyen në “heronj” në verën e vitit 2018, duke shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës.
 
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Shqipëria Gani Xheka dhe dy egjiptianet Emad El Khaimi dhe Mahmud Ibrahim Mussa, 50 dhe 46-vjeç.
 
Të tre peshkatarët kanë shkuar pas mesdite në Pallatin Presidencial, të ftuar nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe aty ministri i Brendshëm Aleksis Haritsis u ka dhënë urdhrin me anë të të cilit kanë marrë nënshtetësinë greke, transmeton shekulli.
 
“Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe europianë dhe si e tillë, mund të mësoni tek ata partnere qe nuk i kuptojnë vlerat e Evropës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE është solidariteti”, u shpreh Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë.