Dita e fundit e 2018-ës, vështirë se do të merrni guximin te dilni nga i ftohti!

Aktuale December 31, 2018 - 08:07
Detajet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  bën të ditur se në ditën e fundit të vitit 2018 pritet të ketë reshje të dobëta bore, kurse përgjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat do të zbresin në -7 gradë Celsius.

Temperaturat minimale për ditën e nesërme parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Më tutje thuhet se nga dita e martë do të ketë rënie të lehta të temperaturave minimale duke vazhduar deri -7 gradë Celsius.