Politikani i vetëm që po e ndihmon financiarisht shkencëtarin 18-vjeçar nga Kamenica

Aktuale December 30, 2018 - 20:00
Lexo Detajet

Gëzim Morinën, shkencëtari 18-vjeçar nga Kamenica ka arritur që të krijoj rreth 100 projekte elektronike e robotike.

Ai këto i bën me letra e materiale e recikluese, shkruan zeri.info

E Gëzimit për punë të mëdha i duhen edhe shumë para.

LEXO EDHE: Shkencëtari 18-vjeçar i Kamenicës

Për këtë thotë se ka pasur përkrahje vetëm nga zëvendëskryeministri Pacolli, por jo nga udhëheqësia lokale.

“Një herë për një herë nga Komuna nuk kam pasur ndonjë ndihmë për mjete financiare, por përveç që kanë ardhur shumë përfaqësues të institucioneve për me pa punën time, i vetmi që më ka dalë në ndihmë dhe e ka mbajtur premtimin ka qenë Behgjet Pacolli i cili më ka mundësuar që t’i vazhdoj studimet, duke më paguar vitin e parë”, ka theksuar ai për gazetën "Zëri"

">http://