Veseli jep lajmin e madh për pagat e personelit shëndetësor

Aktuale December 29, 2018 - 15:07
Lexo detajet

Kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim sot përfaqësues të Federatës e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Veseli  ka konfirmuar se do të rriten pagat e tyre.

Veseli i shoqëruar nga ministrat Uran Ismaili dhe Bedri Hamza u kanë konfirmuar krerëve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës se  në seancën parlamentare në fillim të 2019 do të vuloset rritja e pagave për personelin shëndetësor.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ndryshimet në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë do të vulosen gjatë muajit janar, kur do ta kemi seancën parlamentare për buxhet dhe ku në pako do të kalojmë edhe Ligjin e Pagave.

Këtë lajm të mirë ia konfirmova Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, në një takim të përbashkët që patëm sot me Ministrat Uran Ismaili dhe Bedri Hamza.

Ligji parasheh ndryshim të pagave në sektorin e shëndetësisë si asnjëherë më parë.

Përveç kësaj, do të investojmë edhe në përmirësimin e kushteve të tyre të punës, në mënyrë që edhe personeli shëndetësor, edhe qytetarët, të kenë trajtim të dinjitetshëm. Shëndetësia është prioritet yni.