Brovina: Në Kuvend ka deputetë të bezdisshëm

Aktuale December 28, 2018 - 23:27
Lajmet e fundit nga vendi

Në një intervistë ekskluzive për numrin festiv të gazetës “Zëri”, Deputetja e Partisë Demokratike Flora Brovina nuk ka dashur të flasë për raportet që ka me deputetët e partive të tjera.  Mirëpo ajo e ka pranuar që ka simpati për deputetë të partive të tjera, duke mos dhënë ndonjë emër konkret.

LEXO EDHE: Deputetët e përjetshëm

“Nuk besoj që mund t’i ndaj deputetët sepse ndonjëherë i gëzohem ndonjë deputeti të ndonjë subjekti tjetër që jep një mendim shumë pozitiv ose një argumentim adekuat të një çështjeje. Kam të tillë qoftë edhe nga partia që nuk është e imja dhe është në opozitë. Por ka edhe deputetë që mendojnë që sa më shumë të flasin janë më interesantë dhe janë më aktualë, por bëhen të bezdisshëm”, ka deklaruar Brovina. /ZERI