Haliti ka miqësi të mirë me këta deputetë

Aktuale December 28, 2018 - 23:20
Lajmet e fundit nga vendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti në një intervistë ekskluzive për numrin festiv të gazetës “Zëri”, ka treguar se me cilët deputetë të partive politike në Kuvend ka miqësi të mirë.

Kur bëhet fjalë për raportet me kolegët e tjerë në Kuvend që nuk i përkasin PDK-së Haliti ka thënë që ka marrëdhënie të mira me deputetët e AAK-së, të LDK-së e të Nismës, ndërsa ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes për sjelljen e tyre në Kuvend, shkruan “Zëri”.

LEXO EDHE: Deputetët e përjetshëm

“LDK-ja është partia më e madhe dhe duke pasur më shumë deputetë kam më shumë miq. Por edhe me partitë tjera si në AAK-në të gjithë i njoh dhe të gjithë i kam miq. Edhe te Nisma është njësoj. Te Vetëvendosja kanë disa qëndrime ekstreme të tyre. Edhe në LVV kam miq shumë të mirë dhe i respektoj, por nuk i kuptoj në qëndrimin që e mbajnë shumica e tyre, të cilët nuk i shoh duke qëndruar me kolegë deputetë të partive të tjera, madje as nuk të përshëndesin”, ka deklaruar Haliti. /ZERI