Kjo është arsyeja pse Haliti e Brovina nuk kanë marrë asnjëherë pozita në institucione tjera

Aktuale December 28, 2018 - 19:18
Lajmet e fundit nga vendi

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Flora Brovina e Xhavit Haliti për rreth 18 vjet radhazi mbajnë pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Ata janë të vetmit që kanë arritur të jenë pjesë e gjashtë legjislaturave të pasluftës e që postin e deputetit nuk e kanë ndërruar asnjëherë me poste tjera, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Brovina e Haliti thonë se legjislatura e parë dhe e dytë kanë qenë më të veçantat, madje sipas tyre edhe niveli i deputetëve ka qenë shumë më i lartë në ato legjislatura, kurse shpalljen e pavarësisë e veçojnë si momentin më emocionues gjatë këtyre gati 18 vjetëve.

 Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës për gazetën “Zëri” kanë rrëfyer edhe për raportet e tyre me deputetët e partive tjera.

LEXO EDHE: Deputetët e përjetshëm

Të dy deputetët për “Zërin” kanë treguar arsyen se pse për afro dy dekada janë deputetë dhe nuk kanë marrë pozita të tjera në institucione shtetërore. Të dy kanë deklaruar që nuk kanë marrë oferta për të marrë poste qeveritare.

 “Zgjedhja e ministrave duke lënë mandatin e deputetit është më joshëse sepse të jesh ministër ke një jetë dinamike të angazhimeve. Edhe interesat personale janë më të dukshme e të qenit ministër sesa të qenit deputet. Nuk kam pasur asnjëherë ofertë deri më sot për të qenë ministër ose kryeministër”, ka deklaruar Haliti.

Edhe deputetja Flora Brovina asnjëherë nuk ka marrë ofertë për pozitë tjetër në institucione.

 “Kjo pyetje ka dy përgjigje. Së pari, asnjëherë nuk jam ftuar në institucionet tjera që të punoj, por jam zgjedhur për popullin. Së dyti, unë jam shumë e privilegjuar që jam zgjedhur deputete, sepse edhe kur kam heshtur kam qenë zëri i popullit tonë”, ka deklaruar Brovina....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)