Ja pse ambasadori belg i beson mjekëve kosovarë

Aktuale December 28, 2018 - 18:18
Lexo tjera detaje

Ambasadori i Belgjikës në Kosovë Luis Servais, në një intervistë për numrin festiv të Gazetës "Zëri", ndër shumë çështje të tjera që askush nuk i dinte për të, ka folur edhe për çështjen e shëndetësisë në Kosovë.

Ai për herë të parë ka zbuluar se vajza e tij e dytë ka lindur në Kosovë.

Zëri: A keni besim në shëndetësinë kosovare, përkatësisht a keni pasur rast gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë t’u drejtoheni mjekëve kosovarë për nevoja të ndryshme shëndetësore?

LEXO EDHE: Ambasadori që udhëton me autobus

Louis Servais: Përvoja jonë me sistemin shëndetësor të Kosovës është me të vërtetë pozitive, si me sistemin publik dhe si me atë privat. Kosova ka trashëguar një traditë të cilësisë në fushën e kujdesit shëndetësor. Ndoshta disa infrastruktura duhet të modernizohen, por mjekët e infermierët tuaj njihen si njerëz të kualifikuar dhe kjo përputhet me përvojën tonë. Pikërisht kjo është arsyeja pse gruaja ime vendosi të lindë vajzën tonë të dytë në Kosovë.