Ministri Ismaili: Me buxhetin do të kaloj edhe projektligji për kategorizimin e pagave

Aktuale December 27, 2018 - 19:08
Detajet

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka folur për grevën e profesionistëve shëndetësorë dhe rritjen e pagave për ta.

Ai ka thanë se së bashku me buxhetin do të kaloj edhe projektligji për kategorzimin e pagave.

“Projektligji për kategorizimin e pagave do të kaloj me projekligjin e buxhetit. Pra, parata janë të ndara”, ka thënë ministri Ismaili.

Ismaili ka siguruar profesionistët shëndetësorë se nuk janë të vërtetë zërat që kjo do të shtyhet për vitin 2020 por do të bëhet gjatë janari.

“Jemi në kilometrat e fundit të maratonës. Rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë ne e kemi pjesë të reformës tonë qysh nga fillimi”, ka shtuar ai.