Abdixhiku tregon çka është bërë sot në Komision për Buxhet

Aktuale December 26, 2018 - 23:07
Detajet

Kryetari i Komsionit për Buxhet e Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka treguar për ndryshimet financiare që janë bërë e që do të përfshihen në Buxhetin e vitit 2019 të Kosovës.

Abdixhiku për këto ndryshime buxhetore ka falënderuar të gjithë anëtarët e Komisionit.

Ky është postimi i plotë: 

Çfarë bëmë sot në Komision për Buxhet:
- Mbuluam gjithë shpenzimet vjetore të 11 qendrave strehimore në Kosovë që strehojnë mbi 400 gra e fëmijë në nevojë. Vitin e kaluar këto qendra ishin mbyllur në mungesë të mjeteve financiare; ky problem s’është më.
- Shtuam numrin e inspektorëve të punës për 50%; me shpresë shumë se të njëjtit do të përkujdesen minimalisht për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.
- Dyfishuam buxhetin për jetimoret në Kosovë, me mundësi rritjeje sa herë që ato kanë nevojë.
- Siguruam 750 mijë euro Investime për repartin e Onkologjisë me qëllim të përkujdesjes më të mirë ndaj pacientëve me sëmundje të kancerit.
- Shtuam numrin e policëve për 300 sosh; numrin e mjekëve për 50, të psikologëve nëpër shkolla për 50; të zjarrfikësve për 30.
- Gjetëm mjete për financimin e 8 shkollave të reja nëpër Kosovë; 12 sallave sportive; e 5 çerdheve për fëmijë.
- Siguruam financim për ndërtimin e mbi 50 banesave për familjet në nevojë në disa vendbanime nëpër Kosovë.
- Siguruam financim prej 20 milion eurove për investime kapitale nëpër të gjitha komunat e Kosovës; investime për qasje në ujë; sheshe e rrugë për shumë qytetarë në Kosovë.
I falenderoj deputetët propozues; e mbi të gjitha të gjithë anëtarët e Komisionit që udhëheq që ideuan e votuan ndryshimet pa as edhe një hezitim. Një ditë si kjo, ja vlenë.