PSD hap zyrat edhe në këtë komunë

Aktuale December 26, 2018 - 22:03
Lexo Detajet

Kastrioti (Obiliqi) është komuna e radhës ku Partia Socialdemokrate ka hapur zyrat.

“Para grupit punues dhe mbështetësve në këtë qytet, kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatorja e degës Teuta Berisha, përshëndetën punën e deritanishme për shtrirjen në Kastriot. Ata prezantuan platformën socialdemokrate dhe folën mbi rolin që ka marrë PSD-ja në proceset në të cilat po kalon Republika e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

Kjo platformë përfshinë problemet zgjedhjet e problemeve nga të cilat vuan komuna e Kastriotit.

“Problemet aktuale të komunës së Kastriotit janë të shumta në numër, kurse angazhimi për zgjidhjen e tyre ka qenë i pamjaftueshëm. Për vite të tëra kjo komunë vuan ndotjen e ajrit, problem madhor që shkakton kontaminimin e tokës, ujit dhe ajrit, e që rezulton me rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve.

Sikurse në gjithë vendin, shtrirja jonë edhe në Kastriot ofron mundësi për një alternativë që gërsheton përkushtim, si dhe plan konkret dhe përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve”, shkruhet më tej.