Veseli fton në takim ekipin e dialogut, presidentin, kryeministrin edhe ambasadorët e QUINTIT

Aktuale December 26, 2018 - 18:52
Lexo Detajet

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ftuar në takim ekipin e dialogut, presidentin, kryeministrin edhe ambasadorët e QUINTIT.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar në ekipin e dialogut të kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, takim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe ambasadorët e shteteve të QUINTIT.

Lajmi merr vesh se ky takim do të mbahet nesër në ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, ekipi i dialogut të Kosovës më 8 janar do të zhvillojë takimin e parë në Bruksel me palën serbe.