Si ndodhi rrahja mes kushërinjve, njëri asamblist nga PSD-ja e tjetri aktivist nga VV-ja

Aktuale December 26, 2018 - 17:47
Lexo Detajet
Image

Një rrahje mes një asamblisti të PSD-së nga Suhareka dhe një aktivisti të VV-së ka ndodhur sot.

E këtë e ka konfirmuar për “Zëri.info” i përfshiri në rrahje, Leonard Shala.

Ai ka thënë se e gjithë ngjarja ka nisur nga një koment  i Facebookut ku Shala nga PSD-ja tthotë se është provokuar, ndërsa sërish thotë se është provokuar pas një varrimi.

“Po është e vërtetë unë jam provokur njëherë në FB e masnej edhe në rrugë duke u kthyer nga një varrim, normal provokimit në rrugë nuk kam mund t'i ik, ka ndodh një zënkë”, ka thënë ai.

Po ashtu ka treguar se Veton Shala nga VV-ja të cilën e ka kushëri, ka kërkuar nidhmë nga QKMF-ja kurse ai është mbajtur në stacion policor.

“Ai pastaj ka kërku ndihmë në Qkmf, pastaj unë jam marrë ne stacion të policisë në mbajtje rreth dy orë. Të njëjtin e kam kushëri edhe i cili mendoj që është nxitur nga të tjerë, më vjen keq për rastin por provokimeve të tilla nga njëhere nuk mundesh me ju ik”, ka shtuar ai për “Zeri.info”.

Kurse Veton Shala nga VV-ja ka thënë se bëhet fjalë për sulm fizik ndaj tij dhe për këtë e ka konfirmaur edhe në stacionin policor në Suharekë

“Nuk është rrahje por është sulm fizik ndaj meje nga Leonard Shala .Po kështu kam raportuar në stacioni policor  në Suharekë”, ka thënë ai për “Zeri.info”.

“Zeri.info” ka provuar disa herë të kontaktojë edhe me Stacionin e Policisë në Suharekë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur/ZERI/