Zyrtare: Kjo është data kur ekipi i Shpend Ahmetit takohet me zyrtarët e BE-së

Aktuale December 26, 2018 - 11:58
Lexo tjera detaje

Udhëheqësi i delegacionit për dialogun, Shpend Ahmeti, ka treguar datën se kur ekipi negociator do të udhëtojë për në Bruksel, raporton "Zëri.info".

Me këtë rast, Ahmeti ka thënë se atje do të diskutohet për hartimin e platformës dhe hapave të mëtutjeshëm të dialogut.

“Më 8 janar delegacioni është ftuar në takim“, theksoi Ahmeti.

Me këtë rast, ai tha se do të ketë transparencë të plotë mbi atë që do të ndodh në këtë proces./ZËRI