PDK u fotografua me Agim Bahtirin, kështu ia kthejnë aktivistët e PDK-së në Mitrovicë

Aktuale December 26, 2018 - 08:57
Lexo tjera detaje

Mbrëmë në Mitrovicë u mblodhën anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, ku u paralajmërua aderimi i Agim Bahtirit në këtë parti.

Ishte, Ramiz Lladrovci ai që postoi këto fotografi e ku shihej edhe pjesëmarrja e Presidentit Hashim Thaçi  e tjera figura politike që dikur kishin ndikim në këtë parti.

LEXO EDHE: Thaçi, 'i paprekshëm'

Mirëpo, si duket simpatizantëve të PDK-së në Mitrovicë nuk u ka pëlqyer që krerët e PDK-së kanë qenë bashkë me Agim Bahtirin, transmeton Indeksonline.

Në një foto në rrjetin social ‘Facbook’ shihen disa simpatizantë të PDK-s në Mitrovicë duke pozuar me kandidaten për kryetare të kësaj komune, Valdete Idrizi.

“Familja më besnike në PDK-së sesa vetë liderët e saj. Respekt kryetare Valdete Idrizi. Ma mirë me dalë në fb me Valdete Idrizin sesa me Paqurkën”, thuhet në mbishkrimin e kësaj foto.

Image