Zeka-Hazirit: Që nga vdekja e Rugovës, ju ishit printeri i Thaçit

Aktuale December 25, 2018 - 11:50
Lexo Detajet

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili ka komentuar ekipin negociatorë duke thënë se Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të jenë vetëm printues letrash të Hashim Thaçit.

Sipas Zekës, kjo deklaratë e Hazirit rrjedh nga përvoja e gjatë e krerëve të LDK-së, të colët sipas tij, “që prej vdekjes së Rugovës e deri më sot, gjithmonë kanë qenë printeri i presidentit Thaçi.”

“Luta me LDK-në e kanë mbajtur të fortë PDK-në dhe e kanë bërë president Thaçin”, ka shkruar ai në Facebook.

Mirëpo sipas Zekës, Lutfi Hazirit i ka ‘shpëtuar’ një deklaratë e vërtetë dhe e qëllimshme sepse “ka synuar t’i dërgoi një mesazh të fortë kryetarit të LDK-së dhe kundërshtarëve të dialogut”.

“Luta tha se: “Amerika dhe Brukseli e kanë thënë qartë se Thaçin e njohin për negociator”!!! E nëse Amerika dhe Brukseli po e dojkan Thaçin për negociator, pash Zotin Lutë, kush qenkan Isa Mustafa, Albin Kurti etj, me e mohu atë?!!!”, ka vazhduar tutje Zeka.

Deputeti i NISMA-së theksoi se dialogu nuk varet nga Kosova sepse “po të mos ishin Washingtoni dhe Brukseli, Vuçiqi e Serbia as që do na kishin llogaritur”.

Zeka bëri thirrje që të mos shpenzohet energji në debatimin e temave të në cilat zëri nuk na dëgjohet por të diskutohet për problemet reale me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

“Merruni me hallet reale të ketij populli. Mendoni more qe po vuajme per rryme, per uje, per barrna, per nxemje, per gjithçka. Merruni me ashensor te banesave o Lute, ti dhe krejte kryetaret e komunave. Merruni me çmimet e çmendura te derivateve te naftes. Merruni me ushqime te prishura qe po hyjne ne Kosove. Merruni me parandalimin e droges qe po perdoret nga te rinjte tane sikur puna e sakezave.”, shtoi deputeti.

Mes tjerash, Milam Zeka ironizoi me deklaratat e të parit të komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Lerjani hajgaret politike Agim Bahtirit, i cili bashke me Burdushin, edhe e solli Shakiren ne Mitrovice, edhe e hapi uren e Ibrit, edhe a po e shihni more njerin qysh e bashkoi Mitrovicen. Me nje peticion bre…  Veq me nenshkrime. Leni hajgaret e punoni per popull.”, përfundoi Zeka.