A e përkrah Bekim Jashari peticionin për bashkimin e Mitrovicës?

Aktuale December 25, 2018 - 11:15
Lexo Detajet

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se përkrah nismën e ndërmarrë nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për nënshkrimin e peticionit që kërkon bashkimin e Mitrovicës.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Jashari.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka filluar nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës Jugore me atë Veriore.