Pacolli uron besimtarët e krishterë

Aktuale December 24, 2018 - 23:43
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët e krishterë, me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

Pacolli uroi për sukses dhe shëndet të gjithë qytetarët e besimit katolik.

“Të dashur qytetarë të besimit katolik, më lejoni që nga zemra t’ua uroj festën e Krishtlindjes. Harmonia dhe toleranca fetare që ekziston te populli ynë është vlera më e madhe që ne përfaqësojmë kudo. Shëndeti dhe suksesi familjar u përcjelltë gjithmonë!” thuhet në urimin e Pacollit.

Image