Thaçi e përsërit: Ushtria punë e kryer

Aktuale December 24, 2018 - 21:56
Lexo detajet

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ritheksuar se transformimi i FSK-së në ushtri është çështje e përfunduar.

“U rikonfirmua konfirmimi se ushtria e Kosovës është pune e mbyllur, punë e kryer dhe na mbetet vetëm avancimi i mëtutjeshëm i ushtrisë”.

Për të uruar themelimin e ushtrisë ai vizitoi FSK-në, me ç’rast drekoi me ushtaret. Thaçi u shpreh tejet i lumtur me këtë vizitë.

“Pas kthimit nga punimet në Këshillin e Sigurimit në OKB, pas seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga Serbia për shkak të themelimit të ushtrisë, puna më e mbarë dhe më e mirë që e kam menduar ishte t’i uroj edhe njëherë ushtarët”, ka thënë Thaçi në ‘Zona B’.

“Ishte kënaqësi e veçantë për një kohë të shkurtër t’ju shërbeja ushtarëve me ushqim .Ishte edhe kënaqësi që të ha drekë së bashku me ta, të diskutojmë gjëra normale të përditshmërisë sonë”.

Presidenti i vendit bëri të ditur se pasi të përfundojnë çështjet procedurale do e nënshkruajë menjëherë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-se, për të cilën shpreson të ndodhë para Vitit të Ri.