Haradinaj pranon se Thaçi do të vazhdojë të udhëheq dialogun

Aktuale December 24, 2018 - 15:30
Lexo detajet

Pas kalimit në Qeveri të projektligjit për dialogun me Serbinë, Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se miratimi i këtij ligji nuk ndërhynë në kompetencat që ka presidenti Hashim Thaçi në dialog, shkruan Gazeta Express.

“Ligji nuk ndërhynë në kompetenca të presidentit vetëm i jep bazë ligjore funksionimit të delegacionit”, ka bërë të ditur i pari i ekzekutivit pas mbledhjes me ministrat.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme votoi projektligjin për dialogun me Serbinë. 

Pas këtij votimi ky projektligj dërgohet në Kuvendin e Kosovës. Kjo pikë e rendit të ditës ishte një nga pesë kushtet e PSD-së për votimin e buxhetit 2019.