VV dhe PSD me konferenca për medie

Aktuale December 24, 2018 - 08:23
Lexo Detajet

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, gjatë ditës së sotme kanë paralajmëruar konferencë për media.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për media, e cila pritet të fillojë në ora 12:00.

Po ashtu konferencë ka paralajmëruar edhe PSD-ja. Kjo parti përmes një njoftimi ka bërë të ditur se konferencën do ta mbajë në ora 13:00 që i bie një orë më vonë se Vetëvendosje.

Që të dyja partitë konferencat i kanë paralajmëruar të mbahen në ambientet e zyrave të tyre.

Para mediave nga PSD-ja do të flasin Shefi i Grupit Parlamentar, Dardan Sejdiu dhe deputeti Dardan Molliqaj, shkruan lajmi.net

Ndryshe ditëve të fundit shumë anëtarë të VV-së dhe të PSD-së patën deklarata të hapura e me tone të ashpra në drejtim të njëri-tjetrit.

Edhe pse nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencave, por me gjasë ka të bëjë me këto zhvillime dy-partiake në vend.