Gjermania shpallë konkursin e madh në Serbi për mjek dhe infermierë

Aktuale December 23, 2018 - 11:41
Lexo detajet

Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Serbi dhe Organizata Gjermane për bashkëpunim GIZ e angazhuar në projektin “Triple Win” kanë shpallur konkurs për mjekë dhe teknikë të përgjithshëm ose pediatri. Ky konkurs i referohet atyre që dëshirojnë të gjejnë punë në Gjermani, raporton B92, transmeton “Zëri.info”.

Të gjithë kandidatët e interesuar do të marrin ndihmën në gjuhë si dhe përgatitjen profesionale, përkrahja ofrohet edhe për shkuarje në Gjermani, si dhe në integrim në shoqëri. Kandidatët nuk paguajnë asnjë kompensim për ndërmjetësim, dhe as projekti nuk realizon fitim në Serbi, sepse të gjitha shpenzimet mbulohen nga punëdhënësit gjermanë.

LEXO EDHE: Gjermania kërkon infermierë, e gatshme t’ua paguajë edhe shkollimin

Projekti orientohet sipas Kodeksit të sjelljes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe nuk e rekruton personelin profesional nga vendet, të cilat kanë mungesë të fuqisë punëtore në fushën e shëndetësisë, ose nuk shkakton mungesën e personelit profesional në tregun e punës në vendet e origjinës./Zëri