Dardan Molliqaj konfirmon pazaret me pozitën për buxhetin

Aktuale December 22, 2018 - 15:39
Lexo detajet

Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar një video ku shihet Dardan Molliqaj duke shkruar me deputetët e pozitës Pal Lekaj e Bilall Sherifi e ku temë e bisedës së tyre ishte diskutimi për buxhetin për të cilin PSD-ja ndryshe nga partitë e tjera opozitare ka votuar pro, raporton “Zëri.info”.

Molliqaj është shprehur i gatshëm që të i publikojë bisedat me çdo politikanë. Ai po ashtu ka pranuar që ka negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.

LEXO EDHE: Dokumentohen pazaret e PSD-së me Qeverinë, rrjedhin bisedat private të deputetëve

Ky është njoftimi i plotë i Molliqajt:

CDO BISEDË ME CILINDO POLITIKAN MUND TA PUBLIKOJ. SKAM ASGJË PËR TË FSHEHUR.

Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.

Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi korkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara.

Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t'ia tregoj. /ZËRI