Vetëvendosje i reagon PSD-së për votimin pro buxhetit

Aktuale December 21, 2018 - 19:19
Lexo detajet

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), nga radhët e Vetëvendosjes, Adanan Rrustemi përmes një postimi në “Facebook”, ka kritikuar qëndrimin e Partisë Socialdemokrate të cilët sot votuan pro miratimit të buxhetit për vitin 2019, transmeton “Zëri.info”.

Ai ka thënë që PSD-ja në seancën e parë ku është diskutuar për buxhetin “vlonte”, kundër buxhetit ndërsa tani ka votuar pro.

LEXO EDHE: Haradinaj mirëpret miratimin e buxhetit

“Transformimi i Dardan Sejdiut vetëm brenda dy seancave për buxhetin. Entuziazmin e njëjtë, qëndrimin e kundërt. Në seancën e parë vlonte kundër buxhetit, në të sotmen për miratimin e buxhetit.  Ndryshe kjo mund të thuhet: PSD për buxhetin para dhe pas pazarit!”, ka shkruar ai.

Përndryshe të shtunën e kaluar PSD-ja zyrtarisht i`u ka bashkangjitur ekipit negociator për dialogun me Serbinë. /Zëri