Reagon AAK: I arrestuari për fajde, nuk ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të partisë

Aktuale December 21, 2018 - 18:47
Lexo detajet

Sot më herët në media është raportuar se është arrestuar për fajde kryetari i nëndegës së AAK-së në Kodren e Trimave.

Bëhet fjalë për Dalip Brahimi, gjë të cilën e ka mohuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një reagimi për media.

Ata kanë thënë se Dalip Brahimi nuk ka qenë ansjëherë pjesë e strukturave drejtuese në çfarëdo niveli.

LEXO EDHE: Sqarohet Gjyka për dënimin e 18-vjeçarit ashkali me 7 vjet e gjysmë burgim

Ky është reagimi i plotë i AAK-së:

AAK përgënjështron lajmin se i arrestuari Dalip Brahimi, ndonjëherë ka qenë pjesë e strukturave drejtuese në çfarëdo niveli.

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përgënjështron lajmin se i arrestuari Dalip Brahimi, ka qenë kryetar i nëndegës së

AAK-së në Kodrën e Trimave.

Njoftimet e publikuara në disa media për këtë rast janë të pasakta, nga se zoti Brahimi nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e strukturave udhëheqëse të AAK-së , në asnjë nivel.