Pacolli: Shpend Ahmeti do të përfundojë si Alma Lama

Aktuale December 20, 2018 - 18:35
Lexo Detajet

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka komentuar angazhimin e Shpend Ahmetit në ekipin negociator për dialogun me Serbinë, që ajo i është referuar ‘i ashtuquajturi ekip negociator'.

Ajo ka thënë në T7 se Hashim Thaçi do ta paërdor Shpend Ahmetin për aq sa i duhet dhe në fund do ta hedh ashtu siç ka vepruar edhe me ish-deputeten e LVV-së, Alma Lama, të cilën e ka shkarkuar nga pozita e ambasadores në Itali

Pacolli ka thënë që kjo është e pritur nga një president si Thaçi, mirëpo është e habitur që Shpend Ahmeti e ka pranuar një detyrë të tillë.

“Kam besuar që Shpend Ahmeti është më i menqur që ta kuptojë praktiken e vazhdueshme të Thaçit për përdorimin e njerëzve, aq sa i duhen”,