Pacolli: Viti 2018, vit i regresit në politikën e jashtme

Aktuale December 20, 2018 - 14:25
Lexo detajet

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2018 raporton "Zeri.info".

Pacolli në një konferencë për media tha se Kosova ka shënuar vetëm regres në politikën e jashtme duke përmendur kështu mos heqjen e vizave, mos anëtarësimin në asnjë organizatë botërorë, ngecjen e dialogut me Serbinë, si dhe mos sigurimin e njohjeve të reja.

"Kemi kaluar një vit e tepër të pazakontë në politikën e jashtme me probleme që kërkojnë shumë mund të rikuperohen. Politika e jonë e jashtme nuk ka shënuar asnjë përparim. I tërë viti ka qenë një regres për Kosovën në Politikën e jashtme", theksoi Pacolli.

LEXO EDHE: Haxhiu: Do ta dërgojmë në Kushtetuese vendimin e Thaçit për përbërjen e KQZ-së

Ajo mes tjerash tha se presidenti Thaçi e ka dëmtuar sovranitetin e Kosovës.

"Shtetësia dhe sovraniteti i vendit është vënë në pikëpyetje nga Presidenti Thaçi i cili përmes hapjes se temës për korrigjim të kufijve i ka kontribuar vetëm Serbisë", tha ajo.

Pacolli ka vlerësuar se gjatë tërë vitit ka pasur një "Çakordim qeveritar me pasoja shumë të rënda në marrëdhëniet ndërkombëtare/Zëri