Lufta për merita bëhet më e fortë: Enver Hoxhaj i PDK-së thotë se i pari vendosi taksën

Aktuale December 19, 2018 - 19:09
Lexo tjera detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë që taksa prej 10% ndaj mallrave të Serbisë është vendosur fillimisht nga ai.

Këtë deklaratë Hoxhaj e ka bërë në Info Magazine në Klan Kosova, ku ka theksuar se vendimi i Qeverisë për rritjen 100 për qind të taksës doganore për produktet e Serbisë, nuk është i orientuar kundër dialogut.

“Taksa prej 10% fillimisht është inicuar si ide prej meje dhe për këtë mund ta pyesni edhe kryeministrin Haradinaj. Përtej kësaj taksa nuk ka qenë e drejtuar kundër dialogut më shumë është lëvizje e shahut në politikën bilaterale sesa në atë të ringut dhe të boksit”.

“Letra e Trump duhet të përdoret nga çdo subjekt politik për përmbylljen e këtij procesi. Pra qëllimi i tyre është se ne si shtet sovran të ulemi dhe merremi vesh me Serbinë pra ky është pozicioni i tyre asnjë herë s’kanë qenë as pro as kundër”.

“Në një proces i cili fillon në fazën e fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë ne duhet t’i definojmë kërkesat tona si shtet”, ka thënë Hoxhaj.