AGK: Niveli i lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve

Aktuale December 19, 2018 - 09:11
Lexo detajet!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot mban konferencën vjetore ku do të shpalosim raportin “Niveli i lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.

Raporti i tretë dhe përfundimtar i këtij projekti do të shpalos të gjeturat në lidhje me legjislacionin dhe sfidat në praktikë, pozita e gazetarëve nëpër redaksi dhe siguria e gazetarëve.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë: shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj.