Dita e 15-të e protestës: Rama nuk je i mirëpritur

Aktuale December 19, 2018 - 08:21
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ata kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi  universitar.

Sot protesta studentore hyn në ditën e 15 të saj. Si çdo ditë studentët kanë planifikuar një ditë më parë se çfarë do të bëjnë për t’i qëndruar stoik vendimit të tyre për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë.

Ata kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi  universitar.

Studentët kanë lajmëruar se do të mblidhen në tryeza diskutimi, për të vendosur për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun “Rama nuk je i mirëpritur”, transmeton “Balkan Web”.

“Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!”, thuhet në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale.

Image