Reka: Kosova do të ketë pozitë më të fuqishme në finalen e dialogut

Aktuale December 18, 2018 - 22:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-diplomati dhe profesori i së drejtës ndërkombëtare. Blerim Reka, i ka quajtur të dështuara përpjekjet e Serbisë për të kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai ka thënë se është i rëndësishëm qëndrimi pro ushtrisë së Kosovës nga vendet anëtare të BE-së që janë anëtare në Këshillin e Sigurimit.

Në një intervistë për Epokën e Re, Reka ka theksuar se ka divergjencë në politikën e jashtme midis shteteve anëtare të BE’së që e përkrahin ushtrinë e Kosovës dhe një burokrate të Brukselit që  e kundërshton.

Ai ka thënë se janë shumë domethënëse zhvillimet e fundit në Kosovë në raport me BE-në.

Reka ka vlerësuar se formimi i ushtrisë dhe taksa ndaj Serbisë kanë demonstruar sovranitetin e shtetit të Kosovës.