Ahmeti e Limaj paralajmërojnë Thaçin e Haradinajn

Aktuale December 18, 2018 - 22:10
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i mandatuar nga Qeveria e Kosovës në krye të delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë ka thënë se mandati i këtij delegacioni është i qartë. Limaj ka thënë se si delegacion ata mirëpresin çdo ide të mirë.

Ai ka paralajmëruar se nga nesër ata do të fillojnë punën edhe zyrtarisht.

LEXO EDHE: Mogherini tha se dialogu udhëhiqet nga Thaçi, Shpend Ahmeti ka një përgjigje për të

Limaj thotë se tani Kosova ka një adresë ku mund të drejtohen idetë.

Kryetari i Nismës ka thënë se nuk e përjashtojnë askënd si delegacion, përkundrazi ky delegacion Limaj thotë se duhet shihet si unifikim i Kosovës karshi Serbisë.

“Ne punojmë në bazë të rezolutës dhe Kushtetues kjo është detyra jonë. Ne do të kemi takime me krerët të institucioneve për të parë deri ku kanë shkuar negociatat. Ne ende nuk kemi propozim formal nga Serbia. Të shkojmë radhazi e kemi marr një detyre dhe përgjegjësi. Është lajm i mirë. Ne sonte nuk mund të themi asgjë pa parë dokumentacionet pa i analizuar. Ne presim nga presidenti të na jep krejt dokumentacionin dhe të bëjmë një analizë siç po shkon”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, Shpend Ahmeti, ka thënë se në këtë proces nuk kanë hyrë për ta ndalur askënd, por për të shtyrë përpara interesin e Kosovës.

“Ne i kemi qëndrimet tona si PSD, Ramush Haradinaj i ka qëndrimet si kryeministër dhe si AAK, e Limaj i ka qëndrimet si Nisma.  Në këtë proces nuk jam hi me ndal kërkon, po jam hy me shty interesin e Kosovës. Unë e kam parë veç një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse, asnjë dokument tjetër. Çdo argument i tyre duhet t’u dorëzohet ekipeve negociatore. Nëse Haradinaj e Thaçi i shtyjnë agjendat e tyre, pa na përfill neve, atëherë ne tërhiqemi. Thaçi s’mund të thërras takim me Mogherinin e Thaçin, pa na njoftuar neve”, ka thënë Ahmeti.