Zaimi i VV-së: Mos po afron momenti i protestave pas marrëveshjes së fshehtë të Thaçit me Vuçiq?

Aktuale December 18, 2018 - 22:00
Lexo tjera detaje

Lëvizja Vetëvendosje duket se sheh si mundësi daljen në rrugë për të protestuar kundër një marrëveshjeve që tashmë besojnë se Presidenti Hashim Thaçi ka punuar fshehurazi me homologun serb Aleksandër Vuçiq.

Anëtari i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka thënë se letra e dërguar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka datë tjetër nga dita e sotme kur është bërë publike.

“Letra nga ShBA, e publikuar nga Hashim Thaçi, mban datën 14 dhjetor, një ditë para votimit të “grupit negociator”.

Ajo letër përmend një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila kurrë s’paska qenë më afër, ndërsa po ashtu përmend se në këtë moment duhet vetëm unifikim pas presidentit Thaçi”, ka shkruar Zaimi.
“Kjo nënkupton:

1- që Thaçi, jashtëligjshëm dhe fshehurazi, tashmë ka punuar me Vuçiqin për një marrëveshje, dhe e kanë dakorduar atë.
2- që Thaçi i vetmuar nuk ka patur legjitimitet, dhe i është dashur “unifikim” pas vetes. Këtë unifikim ia dhuroi rezoluta e PSD dhe “grupi negociator”.
3- që “grupi negociator” dhe “ligji” janë vetëm paketime, që nuk do të kenë asnjë ndikim, përveç fuqizimit të Thaçit”.

“Mos po afron momenti që opozita të fillojë të përgatitet për protesta mbarëpopullore kundër marrëveshjes së fshehtë e të paligjshme të Thaçit?”, pyet ai në statusin e tij i cili është shpërndarë edhe nga anëtarë dhe deputetë të Vetëvendosjes.