Zëvendëskryeministri i Kosovës konfirmon tërheqjet e njohjeve për Kosovën

Aktuale December 18, 2018 - 20:35
Lexo tjera detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka konfirmuar sot në emisionin Frontal Live se ka tërheqje të njohjeve nga shtete të ndryshme. Sipas tij krejt kjo vjen për shkak të një fushate të egër të Serbisë kundër Kosovës.

Por a janë konfirmuar vendet që kanë konfirmuar njohjet?

Fillimisht duket se Hoxhaj nuk e ka menduar mirë kur e ka thënë këtë deklaratë sepse nuk ka dhënë detaje rreth shteteve që tashmë nuk e njohin vendin tonë.

LEXO EDHE: Hoxhaj tregon se kur do të arrihet marrëveshja me Serbinë

Në këtë rast Hoxhaj nuk ka dashur të komentojë punën e Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se Pacolli ka punuar me aq kapacitet që ka pasur por ka preferuar që të mos komentojë më shumë duke u arsyetuar se nuk është praktikë e tij të komentojë punën e ministrave.

Diplomacia serbe, në krye me Ivica Daçiqin, pretendon se deri tani 10 shtete i kanë tërhequr vendimet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të gjithë këto pretendime të Serbisë, janë mohuar deri më tani nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, duke thënë se janë pjesë e propagandës së Serbisë kundër shtetit të Republikës së Kosovës.