Serwer: Problemet në Ballkan zgjidhen me diplomaci, s'ka nevojë ndërhyrje shumë e madhe e SHBA-së

Aktuale December 18, 2018 - 14:21
Lexo Detajet

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, thotë se për zgjidhjen e problemeve në Ballkan nuk nevojitet ndërhyrje shumë e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, problemet me të cilat përballet specifikisht Ballkani Perëndimor, mund të zgjidhen nëpërmjet diplomacisë.

Megjithatë, Serwer ka drejtuar kritika ndaj presidentit të SHB-së, Donald Trump, i cili ua ka hapur derën diskutimeve për shkëmbime të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka prezantuar librin e tij “nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë”, ai ka thënë se diskutimi për shkëmbim të territoreve mund të sjellë vetëm destabilizim të situatës.

Sipas tij, ideja e demarkimit të kufirit Kosovë-Serbi nuk është e keqe, pasi tregon që Beogradi nuk pretendon që të ndërhyjë përsëri për të pushtuar Kosovën.