Haradinaj tregon a i ka rënë pishman që nuk iu bind BE-së për taksën

Aktuale December 18, 2018 - 12:58
Lexo Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u pyet sot nga gazetarët nëse i ka rënë pishman apo jo për qasjen e tij kundërshtuese ndaj BE-së në raport me heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe raporton "Zeri.info".

Me këtë rast Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë theksoi se kërkesat e Kosovës ndaj BE janë të qarta, të liberalizohen vizat dhe të normalizohet dialogu.

LEXO EDHE: Haradinaj për dialogun: Nuk do të flitet për kufij të Kosovës, taksa nuk hiqet

"Sot për sot i kemi dy kërkësa, që dialogu me u kthy në situatë normale dhe me ndodh liberalizimi i vizave. Kjo e fundit është në proces dhe nuk ndërlidhet me taksën. Është e drejt e qytetarëve, do e marrim liberalizimin e vizave, besoj shumë më shpejt sesa ka thënë komisioneri Hahn", tha i pari i Qeverisë/Zeri/