Protestojnë banorët e Shipitullës, kërkojnë punësim

Aktuale December 18, 2018 - 12:47
Lexo Detajet

Banorët e fshatit Shipitullë janë duke protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.

Arsyet e protestës të këtyre banorëve janë premtimet për shpronësim të shpejt të pronave dhe punësim nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton lajmi.

Përfaqësuesi, Nexhmedin Mjekiqi ka thënë se KEK-u e ka pasur një konkurs ku nuk iu ka dhënë prioritet as qytetarëve të Obiliqit e as banorëve të zonës së shpronësimit.

Më herët kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj kishte deklaruar që banorët e zonës së shpronësimit të fshatit Shipitullë e kanë të drejtën e punësimit.