Haradinaj për dialogun: Nuk do të flitet për kufij të Kosovës, taksa nuk hiqet

Aktuale December 18, 2018 - 12:21
Lexo Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbiaë nuk do të flitet për kufijtë e Kosovës raporton "Zeri.info".

"Synimi ynë është që të arrihet një kontratë mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pjesë e dialogut nuk do të jenë kufinjtë e Kosovës", tha Haradinaj.

Ai po ashtu ripërsëriti qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina. "Taksa do të qëndroj deri në njohjen e plotë nga Serbia", tha i pari i Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë pas Haradinajt edhe Avni Arifi foli për problemet që ka pasur Kosova në dialogun teknik, si pasoj e mos bashkpunimit nga ana e Serbisë. /Zeri