Rrahmani i kundërpërgjigjet ministrit Ismaili

Aktuale December 18, 2018 - 11:20
Lexo Detajet

Deputeti i LDK-së Imet Rrahmani i është kundërpërgjigjur ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili sipas tij ka akuzuar LDK-në për gjendjen e tanishme të shëndetësisë, raporton zeri.info.

“Jam këtu për t’iu përgjigjur akuzave të ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit. Pra deklaratat e fundit të tij që LDK është përgjegjëse për këtë gjendje është absurditeti më i madh që mund ta thotë një politikan. Për këtë arsye unë do të ofroj disa fakte që flasin për një udhëheqje pa vizion të shëndetësisë, për keqpërdorim te buxhetit”, deklaroi ai.

Rrahmani me këtë rast përmendi disa projekte, siç është objekti i Spitalit të Ferizajt, i cili sipas  tij kanë qenë në prag të finalizimit gjatë qeverisjes së kaluar. Rrjedhimisht, siç ai u shpreh projektet e tilla nuk janë meritë e PDK-së e as meritë e Ismailit.

Më pas ai tha se ministri Ismaili pretendon se pilotimi është bërë në mandatin e tij, por sipas Rrahmanit, një gjë e tillë është bërë qysh në vitin 2016./Zeri